Pas reagimit të Portalbit, nxënësit nuk do të vaksinohen në kohë të pandemisë

Nuk do të ketë vaksinim të nxënësve të klasave të nënta në Maqedoninë e Veriut, do të shtyhet për dy ose tre muaj. Kësht u përgjigj ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen e Portalbit, se pse me urdhër të ministrisë në këto ditë pandemie të virusit COVID-19, vaksinohen nxënësit e klasave të nënta, shkruan Portalb.mk.

Pasi Portalb alarmoi çështjen e vëndosies në rrezik të nxënësit e klasave të nënta, të cilët thirren tashmë dy ditë me radhë për vaksinim të rregullt nëpër shkolla, ministria e ka ndaluar këtë praktikë.

“Te foshnjet e sapolindura dhe te fëmijët parashkollor vaksinimi i rregullt do të vazhdojë ndërkaq te ata që janë në shkollë, sipas mendimit të Komunitetit për imunizim, vaksinimi mund të shtyhet për dy deri më tre muaj” tha Filipçe.

Pas konferencës, shkollat morën njoftim se vaksimini nuk do të realizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button