Hendikepët e Tetovës kujtohen vetëm më 3 dhjetor

Dita ndërkombëtare e përsonave me hendikep është shënuar edhe në Tetovë, nën organizimin e  kryetarit të komunës së Tetovës, shoqatës Dora e Artë dhe shoqatës së prindërve më persona të hendikepuar.

Nga shoqata Dora e Artë Gëzime Hajredini thotë se  ky organizim është realizuar në kuadër të komunës së Tetovës dhe ne sot jemi për të ngrënë një drek të përbashkët, vetëm me një qëllim që këta fëmijë të shoqërohen në mes veti dhe të njihen.

Ndërsa kryetari i shoqatës së prindërve me fëmijë me hendikep Zoran Andonov thotë se fëmijët me hendikep janë në njëfarë mënyre të lën anash nga Qeveria,  ajo ka miratuar disa ligje por nuk u jep shumë rëndësi pasi që nuk miratohen në kohë dhe nuk respektohen, edhe rrugët e Tetovës , kohëve të fundit janë rregulluar që edhe  personat me hendikep të kalojnë por unë mund të  them se personat normal nuk mund të kalojnë rrugëve dhe jo ato me hendikep pasi që kemi shumë vetura të keq parkura dhe ata e kanë të pamundshme të lëvzin.

Për Agron Hajredinin person me aftësi të kufizuara, jeta është shumë e vështirë, ai ishte i punësuar në një lulishte, por ishtë përjashtuar nga puna pasi që nuk kishte mjete për të vazhduar punën, ai thotë se ne çka jemi nga Tetova dhe kemi mundësi të ecim, kemi ndonjë shpresë, por , kemi shokë që janë në karrocë dhe nuk kanë mundësi as të udhëtojnë pasi që nuk është paraparë transport për ta, shptehet Agron Hajredini.    

Ndryshe Maqedonia sot, me një sërë manifestimesh, shënon 3 dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button