Strugë, gurët e Drinit të zi në shenjestër të hajdutëve

Prej kohësh qytetarët struganë kanë ngritur shqetësimin se në pjesë të caktuara të mureve anësore (bordurave) të Drinit të Zi në qendër të qytetit, mungojnë gurët e skalitur, fenomen që nga dita në ditë po zgjerohet duke sjellë degradim.

Ata ngrenë dyshimin se një pjesë e gurëve edhe mund të jenë vjedhur dhe të kenë përfunduar në rrethojat me murë guri në prona te qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët në këtë mënyrë kontribuojnë për qytetin e tyre. Për këtë shqetësim nga policia e Strugës thonë se akoma nuk kanë të evidentuar asnjë rast denoncimi në lidhje me këtë pretendim, por thonë se nuk përjashtojnë variantin që gurët e skalitur të mureve anësore të Drinit të Zi të vidhen nga qytetarë të pandërgjeqshëm.

Ndryshe, muret anësore të Drinit të Zi dhe vetë shetitorja me dy nivele pranë tij janë ndërtuar në vitet ’60 dhe ’70 duke i dhënë Strugës një pamje të veçantë. Drini i Zi viteve të fundit shpeshherë ka ngjallur debate se kush duhet të kujdeset për të, pushteti vendor apo Ndërrmarrja ELEM që menaxhon prej vitesh këtë lum për prodhimin e energjisë elektrike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button