NASA për herë të parë pas 10 vitesh nga SHBA do të dërgojë astronautë në hapësirë

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka njoftuar se për herë të parë pas rreth 10 vitesh kanë arritur kapacitetin për të dërguar astronautë nga territori i SHBA-së në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe se në muajin maj do të lëshojnë anijen hapësinore që do të dërgojë dy astronautë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga NASA të premten thuhet se “Më 27 maj, nga qendra hapësinore Kennedy në Florida, SpaceX do të bëjë nisjen e austronautëve Doug Hurley dhe Bob Behnken për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)”.

NASA që pas pezullimit të programit për anijen hapësinore në vitin 2011, për herë të parë do të lëshojë në orbitën e tokës një raketë me austronautë brenda saj nga territori amerikan, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu edhe kompania SpaceX që u themelua 18 vite më parë për të zhvilluar punime të përbashkëta hapësinore me NASA-n, që nga themelimi i saj do të zhvillojë për herë të parë misionin e saj të fluturimit me ekuipazh.

– Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të pranohen shikues në qendrën e lëshimit

Në deklaratën e NASA-s thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të pranohen shikues gjatë lëshimit që do të bëhet në muajin maj.

Edhe pse SHBA dhe Rusia janë dy vende partnere që drejtojë operacionin ISS, që nga viti 2011 e deri më tani Rusia është vendi i vetëm që ka aftësinë si vend për të lëshuar anije hapësinore me ekuipazh në ISS. Dihet që SHBA-ja i paguante dhjetëra miliona dollarë për një vend për dërgimin e astronautëve të saj në ISS me anijen hapësinore Soyuz që i përket Rusisë.

NASA u ka dhënë një mbështetje prej miliarda dollarësh kompanive SpaceX dhe Boeing për dërgimin e ekuipazhit të saj në ISS nga SHBA-ja dhe në janar 2020 SpaceX njoftoi se ka kryer një test të suksesshëm në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button