Todorov keqpërdor Inspektoratin kundër mjekëve

Pas kumtesës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar në të cilën u bën apel pacientëve me sëmundje të rënda të i drejtohen inspektoratit në rast se nuk u ofrohet mbrojtje dhe shërbim nga ana e mjekëve për shkak të grevës, drejtori i inspektoratit Xhevxhez Shaqiri sot tha se inspektorati vetëm do ta bën punën e tij të zakontë dhe do të bëjë atë për të cilën është kompetent dhe e ka detyrë.

“Unë them se ajo është puna dhe detyra jonë, ndërsa nga tereni do varen ankesat. Tash do të shohim se çfarë ka në teren, a ka ankesa, me çfarë baza dhe si, më pas do të analizohet e tërë kjo. Përndryshe puna është shumë e zakonshme, nuk ka asgjë speciale”, tha Shaqiri.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se këto ditë ka pasur një numër të madh të thirrjeve nga ana e pacientëve të cilët nuk kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të grevës së doktorëve, mes të cilëve ka pasur të sëmurë me sëmundje të rënda të cilët kanë pasur nevojë për intervenim mjekësor.

Por kryetari i sindikatës së qendrës Klinike doktor Dejan Stavriq, këto informacione i sheh si manipulim nga ana e ministrisë, dhe me përgjegjësi pohon se çdo pacient i cili ka pasur nevojë për intervenim urgjent nuk është kthyer nga Klinika,ngjashëm me atë se disa klinika nuk bëjnë grevë për shkak punës specifike të cilën ata e punojnë.

Prania e inspektorëve,për Stavriq është edhe një keqpërdorim tjetër nga ana e ministrit përkatës.

“Fillimisht i keqpërdori gjykatat duke ndaluar grevën tani e keqpërdor Inspektoratin Shtetëror Sanitar” tha Stravriq.

Mjekët nuk besojnë se bëhet fjalë për procedurë të zakontë të Inspektoratit sepse sipas tyre ministri i injoron totalisht kërkesat e tyre. Mjekët janë në grevë që nga data 14 e muajt nëntor për shkak të mënyrës së pagesës së tyre me përqindje dhe ende nuk janë marrë vesh me ministrinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button