Dimitrievski: Në asnjë moment nuk kam rrezikuar shëndetin e dikujt, mbajtëm distancë

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në profilin e tij në Fejsbuk tha se për shkak të numrit të madh të informacioneve që dolën në opinion për siç thotë, “se ai dhe anëtarët e Shtabit kinse kanë qenë të papërgjegjshëm ndaj shoqërisë”, deklaron se në asnjë mënyrë nuk ka lejuar të rrezikohet shëndeti i dikujt, njofton MIA

“Në asnjë moment nuk kam lejuar të rrezikoj shëndetin e dikujt tjetër. Rezultatet e testeve që po bëheshin për herë të dytë për të gjithë stafin e Shtabit të krizave, anëtarët shoqërues dhe njerëzit e angazhuar në zona me rrezik i pritëm pesë ditë. Takimi në Kumanovë me zyrtarë qeveritarë nuk u mbajt me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë. Informacionin se vazhdimisht zhvillohen kontrolle shëndetësore ndaj personave nga Shtabi i krizave në komunë ka qenë publike, kjo ka qenë e ditur për të gjithë anëtarët e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal”, ka shkruajtur Dimitrievski.

Ai ka shtuar se takimi është realizuar për brifing plotësues të Qeverisë dhe trajtim të gjendjes faktike në terren lidhur me epideminë në të cilën siç thotë, kanë alarmuar me javë.

“Të gjithë të pranishmit kanë mbajtur maska, përveç në momentin kur kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe unë po jepnim deklarata për mediat, por duke mbajtur distancën e rekomanduar”, qëndron mes tjerash në publikimin e Dimitrievskit.

Kryetari i Kumanovës tha se nuk dëshiron që kjo situatë të shndërrohet në debat të panevojshëm dhe shton se të gjithë duhet bashkërisht t’i mbledhin forcat dhe të mposhtet epidemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button