Me maska dhe doreza, Meghan dhe Harry ndihmuan personalisht njerëzit e prekur nga pandemia

Princi Harry dhe Meghan Markle janë shpërngulur në Los Angeles dhe duket se do ta vazhdojnë misionin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ata kanë qëndruar larg vëmendjes së mediave që kur u shpërngulën nga Kanadaja në SHBA, por së fundmi një video e tyre e siguruar nga TMZ po qarkullon ngado, njofton revista Class.

Siç duket në video Meghan dhe Harry mbajnë kapele, maska dhe doreza, ndërkohë që kanë dalë për të shpërndarë ushqim për njerëzit që janë prekur nga pandemia e koronavirusit. Mbretërorët siç nuk i keni parë kurrë më parë, të veshur thjesht dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

Në video Meghan dhe Harry shfaqen me dy çanta të mëdha duke hyrë në një qendër, ku qëndrojnë njerëz me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të veçanta. Pasi kanë lënë çantat, ata shkojnë sërish në makinë për të marrë edhe dy çanta të tjera që ia japin dikujt nga qendra dhe largohen.

Klikoni mbi videon e mëposhtme për ta parë të plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button