Do të luajë në Champions League sezonin tjetër, zbulohet skuadra e re e Milot Rashicës

Do të luajë në Champions League sezonin tjetër, zbulohet skuadra e re e Milot RashicësBOTA
Milto Rashica do të largohet në fund të sezonit nga Werder Bremen. Sulmuesi shqiptar do të luajë për një klub që edicionin tjetër do të jetë pjesë e Champions League, njofton Newsport.

Ofertat kanë qenë të shumta, që nga Liverpool, Napoli apo edhe Dortmund, por sipas mediave gjermane tashmë është zbuluar skuadra e re e Rashicës.

Leipzig në Gjermani është pranë firmës me lojtarin dhe në ditët në vijim pritet që të firmoset dhe marrëveshja e re. Menaxheri Altin Lala ditën e djeshme deklaroi që brenda 2-3 javë do të merret vendimi për të ardhmen e Rashicës, por mediat gjerman e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij te Leipzig.

Në “Red Bull Arena”, 23-vjeçari pritet të zëvendësojë Timo Werner, i cili po kërkon të largohet nga RB Leipzig këtë verë. Skuadra gjermane ndodhet në vendin e 3-të dhe me shumë mundësi sezonin tjetër do të jetë pjesëmarrëse në Champions League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button