Futbolli italian pritet të rikthehet me super ndeshje

Italia ka qenë vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë botën ku shumë njerëz kanë humbur jetën, transmeton TCH.

Futbolli dhe sporti italian është ndalur kohë më parë, derisa gjatë ditës së sotme mediat italiane raportojnë se futbolli në gadishullin apenin do të rikthehet me 27 maj me ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve dhe mund të luhet në një stadium tjetër. Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button