Amazon krijoi laboratorin e saj për të testuar punonjësit e vet

Gjiganti i shitjeve online Amazon ka thënë se do ta ndërtojë një laborator për testimet me koronavirus, për ta monitoruar shëndetin e punëtorëve të saj.

Stafi i Amazon-it ka kritikuar më parë kompaninë për mungesën e masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Në mars, Amazon ka pushuar nga puna një depoist në New York, i cili kishte organizuar një protestë për mungesën e masave mbrojtëse nga kompania, raporton BBC, transmeton Koha.

“Ne nuk e kemi pushuar nga puna z. Smalls për arsyen që ai ka organizuar një protestë me 15 persona. Ne e kemi pushuar nga puna sepse ai ka rrezikuar shëndetin e të tjerëve dhe i ka shkelur kushtet e punës së tij. Ne e kemi paralajmëruar disa z. Smalls për shkeljen e rregullave të distancës”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

E kompania ka thënë se kanë marrë masa për të mbrojtur punëtorët.

“Dyqanet tona janë duke u shpërndarë maska punëtorëve dhe po kontrollojnë temperaturën e punonjësve. E hap tjetër mund të jetë testimi i rregullt i të gjithë punonjësve, përfshirë edhe ata që nuk tregojnë simptoma. Testimi i rregullt në nivel global në të gjitha industritë do të ndihmonte që njerëzit të ishin të sigurt dhe që ekonomia të rimëkëmbej”, thotë Amazon.

Kompania pranoi që burimet e saj të testimit ishin të kufizuara, prandaj ka mbledhur një ekip punonjësish për të zhvilluar strukturën e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button