I kam pritur pesë ditë rezultatet e testimit për virusin korona, deklaroi kryetari i Kumanovës

Maksim Dimitrievski, kryetari i Komunës së Kumanovës, sqaroi se ka pritur pesë ditë për të marrë rezultatin pozitiv nga testimi i virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Asnjëherë nuk kam lejuar që të rrezikoj shëndetin e dikujt me sjelljet e mia. Rezultatet e testimit që për herë të dytë bëhen në gjithë Shtabin e Krizës i kemi pritur 5 ditë”, deklaroi Dimitrievski.

Ai sqaroi se në testimin e parë para dy javëve kishte rezultuar negativ.

“Takimi në Kumanovë me përfaqësues qeveritar nuk ka qenë e realizuar me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë. Informacioni se në vazhdimësi po bëhet verifikimi shëndetësor i personave të shtabit të krizës është publike dhe e dinë të gjithë anëtarë e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal”, deklaroi Dimitrievski.

Ndryshe, Maksim Dimitrievski ka rezultuar pozitiv në testimin e virusit korona këtë javë. Pas këtij informacionit, Qeveria informon se kryeministri Oliver Spasovski, zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe sekretari Shëndetësor i Shnëdetësisë, Vlladimir Milloshev, shkojnë në izolim shtëpiak, pasi kishin pasur takim atë ditë me kryetarin Dimitrievski.

LEXO: Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona
LEXO: Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi shkojnë bë vetëizolim pasi që dje u takuan me Dimitrievskin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button