OEMVP edhe sivjet shpall “Top 100” kompanitë më të mira shqiptare

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore edhe këtë vit vazhdon të realizojë projektin “TOP 100”  kompanitë më të mira shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

Ideja e projektit “TOP 100”, i cili po realizohet për herë të dytë në Republikën e Maqedonisë, është promovimi i kompanive më të fuqishme shqiptare në tregun vendor, të cilët vitin e kaluar treguan suksese të lakmueshme.

Ngjarja do të mbahet të enjten me fillim në ora 11.00 në New Star në Shkup. Portalb do të sigurojë transmetim e ngjarjes. /portalb/

            

Lajme të ngjashme

Back to top button