Bekteshi paralajmëroi dënime deri 2,000 euro për tregtarët që nuk respektojnë masat e Qeverisë

Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë në Maqedoninë e Veriut paralajmëroi pronarët e objekteve më pakicë që të respektojnë masat e reja të miratuara dje në Seancën e 43-të të Qeverisë së RMV-së, sepse do të ketë dënime deri 2 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Ai paralajmëroi se Inspektorati i tregut do të vazhdon me kontrolle në teren.

“Sipas Rregullores, të gjithë tregtarët nga sot janë të detyruar të ofrojnë shërbim sigurie gjatë hyrjes dhe brenda objektit, në mënyrë që të ruhet distanca minimale e nevojshme ndërmjet personave para dhe në objekt dhe të sigurojnë dezinfektimin e duarve gjatë hyrjes në objekt. Tregtari gjithashtu është i detyruar të vendosë shenjat e duhura, që tregojnë drejtimin e lëvizjes dhe respektimin e distancës minimale të nevojshme prej 2 metra gjatë pritjes në rresht para dhe në objekt edhe atë para çdo kase për pagesë dhe para hyrjes së objektit,” sqaroi ministri Bekteshi.

Ministri sqaroi se për tregtarët që nuk do të respektojnë masat e Qeverisë, parashikohet gjobë nga 500 euro deri në 2,000 euro.

Ministri Bekteshi sqaroi se tashmë pronarët e lokaleve kanë filluar t’i respektojnë masat e Qeverisë.

Ndryshe, Qeveria dje rekomandoi që objektet, si marketet, vetëshërbimet, furrat, e të ngjashme të mbajnë rendin para dhe në objektin e tyre, duke respektuar distancën, duke siguruar edhe dezinfektimin e duarve para objektit. Këta objekte duhet të vendosin shenja për organizimin e pritjes, ashtu që distanca të jetë dy metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button