UEFA e ka një datë, ja kur mund të luhet finalja e Champions League

Ka një datë të re se kur mund të luhet finalja e Champions League: UEFA ka qarkuar 29 gushtin si datën, si opsionin e mundshëm për të zhvilluar finalen e madhe në Stamboll, në stadiumin “Ataturk”, transmeton OraNews.

Dëshira e të gjithë, mbi të gjitha e UEFA-s është të përfundojë më çdo kusht këtë kompeticion por mbetet ende për tu përcaktuar formula se si do të luhet.

Diskutohet për ndeshje teke dhe një për një “final four” në fund, por gjithçka mbetet në dorë të Covid-19 dhe se si do të evoluoj kjo pandemi deri në atë kohë.

Ideja është që të fillojnë të luajnë brenda fundit të korrikut ose maksimumi në ditët e para të gushtit për të shkuar më pas në finalen e madhe më 29 gusht, ose maksimumi në ditët e para të shtatorit. I njëjti diskutim vlen edhe për Europa League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button