fbpx

Buxheti i 2013-ës anashkalon personat me aftësi të kufizuara!

Sot kur e gjithë bota shënon 3 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, statusi i këtyre personave mbetet akoma shqetësues në Maqedoni.

Ata ndjehen të përjashtuar nga çdo institucion, duke filluar edhe nga ajo më elementarja, shkollat e deri tek institucionet tjera ku nuk mund të kenë qasje, thotë Elvad Muharremi, kryetar i shoqatës së personave me aftësi të kufizuara ‘Shpresa’ në Shkup.

‘Personat me aftësi të kufizuara janë të anashkaluar, injoruar për të mos thënë direkt të diskriminuar. Nëse një fëmijë dëshiron të ndjek procesin arsimor në shkollat e rregullta fillore, këtë nuk mund ta bëjë sepse has nëpër barriera të infrastrukturës, do të thotë nuk ka kushte. Kushti i parë duhet të ketë qasje fizike, të ndërtohen akceset, mirëpo këtu tek ne ka ndonjë shkollë të ndërtuara vetëm në hyrje, por ajo nuk mjafton, sepse kur të hysh brenda nuk ka qasje për në kate, kështu që tani për tani nuk mund të flasim për faktin se këta fëmijë me handikap mund të ndjekin mësimin në shkolla të rregullta” tha Muharremi.

Kuvendi i Maqedonisë, me 5 dhjetor të vitit të kaluar kishte miratuar Konventën e OKB për personat me aftësi të kufizuar, por as kjo si e vetmja shpresë e qytetarëve të kësaj kategorie nuk po gjen miratim, thotë më tej ai. Ai thotë se nuk sheh përpjekje për të përmirësuar këtë gjendje, sepse as Buxheti i vitit të ardhshëm nuk parasheh mjete për miratimin e saj.

‘Edhe pse është ratifikuar nuk ka ndodh diçka konkrete të ketë ndonjë përmirësim të gjendjes së personave të kësaj kategorie, ose të krijohen kushte që ata të bëjnë një jetë të lirë. Gjendja e mjerueshme është gjithkund, nëpër të gjitha institucionet. Unë si kryetar por edhe si person i kësaj kategorie nuk shoh bile edhe që bëhet ndonjë përpjekje që të bëhet ndonjë ndryshim konkretisht tani jemi dëshmitarë që po diskutohet për Buxhetin e vitit 2013, unë po e ndjek me kujdes por tani për tani shihet ndoshta jam gabim, shpresoj të jem gabim, nuk jam i kënaqur aspak, sepse nuk parashihet ndonjë buxhet apostafat për implementimin e Konventës për të drejtat e personave me handikap’ u shpreh Muharremi. 

Ndryshe, Shoqata e personave me aftësi të kufizuara ‘Shpresa” ka regjistruar më tepër se 500 persona. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button