OBSH-ja: Alkooli nuk të mbron nga koronavirusi, e kishte demantuar edhe informacionin për shpërndarje të COVID-19 nga kufoma

Informacionet e shpërndara së fundi se koronavirusi mund të shpërndahet nga kufoma janë të pakonfirmuara. Nga ajo që është e sigurt deri tash është përgjigja e fundit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, e cila thotë se “me përjashtim të rasteve të etheve hemorragjike (të tilla si Ebola, Marburg) dhe kolera, trupat e vdekur zakonisht nuk janë infektivë”. Prandaj, raportimi se “shënohet rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga personi i vdekur” është një informatë e mbështetur në supozime dhe e pavërtetuar nga institucione të besueshme. Ky informacion është publikuar në disa medie në Kosovë e Shqipëri, njofton Portalb.mk.

Për transmetim të koronavirusit nga personi i vdekur ishte raportuar edhe në fund të muajit mars, pas vdekjes së një personi në Indi, megjithatë ishte konstatuar se ka qenë një dezinformatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka demantuar informacionet se pirja e alkoolit mund të ndihmojë në luftën ndaj koronavirusit, “Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë” thuhet në raportin e OBSH-së.

“Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen,” shton OBSH-ja. Në këtë raport të OBSH-së theksohet se alkooli komprometon sistemin imunitar të trupit dhe rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore. Prandaj, OBSH-ja u kërkon njerëzve të minimizojnë konsumin e alkoolit gjatë pandemisë.

Autor: Dren Gërguri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button