fbpx

(Video) Leo Messi shumë pranë rekordit të ri

Në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, Lionel Messi, ka arritur shifrën prej 84 golash të shënuar brenda vitit 2012.

25-vjeçari shënoi dy herë në takimin që Blaugranët e fituan me rezultat 5-1, ndërsa këta ishin golat 83 dhe 84, të cilët argjentinasi i ka shënuar këtë vit me klubin dhe përfaqësuesen.

SuperMessi tashmë është vetëm një gol larg rekordit të legjendës Gerd Mueller, i cili në vitin 1972 shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë.

Barcelona do të zhvillojë edhe pesë ndeshje deri më 31 dhjetor 2012, ashtu që pritet që Messi ta tejkalojë edhe rekordin e legjendës gjermane./portalb/

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button