Kenia, në orën policore vriten më shumë persona sesa nga COVID-19

Policia në Kenia ka vrarë 12 persona gjatë periudhës së orës policore të vendosur për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo shifër është më e madhe se numri i vdekjeve nga pandemia në Kenia, nga e cila janë regjistruar gjithsej 11 vdekje.

Wilfred Olal, një aktivist për të drejtat e njeriut, konfirmoi vdekjet për AA.

“Vdekjet kanë ndodhur atje, janë rreth 15, por ende po verifikojmë prandaj ende kemi 12 raste të konfirmuara në aspektin e brutalitetit dhe rrahjeve nga policia. Por, është një numër më i madh që ne nuk mund ta dokumentojmë. Populli ka frikë nga policia më shumë se nga COVID-19. Populli mban maska jo sepse ka frikë nga COVID-19, por sepse do të arrestohen dhe rrëmbehen”, tha Olal.

Një analist nga Nairobi, George Musamali, për AA tha se kjo është një situatë e re në Kenia, pasi po përballen me një gjeneratë të re që kur nuk ka zbatuar orë policore.

“Sfida me të cilën po përballemi tani është se policia po përdor forcë brutale në zbatimin e orës policore që nuk ka të bëjë me sigurinë, por me shëndetin. Disa njerëz pretendojnë se të afërmit e tyre janë vrarë nga policia gjatë orës policore”, tha Musamali.

Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, dje njoftoi 47 milionë dollarë që do të shfrytëzohen në një fond emergjent të formuar për koronavirusin, duke sjellë shumën totale në vend në 94 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button