Humbjet e ujit në sistemin e ujësjellësit të ujit të Shkupit vitin e kaluar janë ulur minimalisht (Infografik)

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” nga Shkupi vitin e kaluar vetëm minimalisht e ka ulë përqindjen vjetore të ujit të paarkëtuar. Uji i pa faturuar në sistemin e ujësjellësit në Shkup, vitin e kaluar, është ulur për vetëm 0.55%, nga 62.93% në 62.38%. Në përgjithësi, ekipet e kësaj ndërmarrjeje publike i kanë zvogëluar humbjet fizike të ujit të pijshëm në tuba, por jo edhe konsumin e pa arkëtuar të ujit (ujitje të hapësirave publike, ujë për shatërvanë, tualete publike etj.), shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Përkundër kësaj, arsyeja kryesore për uljen minimale të ujit të pijshëm të paarkëtuar, vitin e kaluar, qëndron në rritjen e lidhjeve të paligjshme dhe pasaktësi të matësve të ujit dhe gabimeve në trajtimin e të dhënave, sipas raporteve vjetore të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për vitet 2018 dhe 2019. Përkatësisht, uji i pijshëm i humbur nga lidhjet e paligjshme në vitin 2019 është rritur në 3.753.660 metra kub ujë, krahasuar me 3.529.900 metra kub që janë matur në vitin 2018. Kjo rritje është për ujit të cilin qytetarë të pandërgjegjshëm e vjedhin së ujit nga sistemi i ujësjellësit në Shkup.

Ulja minimale e humbjeve fizike të ujit në Shkup vitin e kaluar nuk mund të mbulojë të dhënat alarmante për sasinë e humbur të ujit të pijshëm. Përkatësisht, sasia e ujit të pijshëm që humbet për shkak të humbjeve fizike të ujit në Shkup në një vit është e barabartë me sasinë e përgjithshme të ujit që e prodhojnë, së bashku gjatë një viti, furnizuesit me ujë në Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë.

Përqindja e ujit të papërdorur në sistemin e ujësjellësit në Shkup është afër mesatares kombëtare për të gjitha komunat. Sidoqoftë, ajo që shqetëson është pikërisht përqindja e ujit të pa arkëtuar të matur në nivel të vendit. Në Maqedoni, përqindja e ujit të faturuar të ngarkuar nga përdoruesit e fundit është në të vërtetë më e ulët se uji i matur i pa arkëtuar, që  konsiderohet si humbje e ujit për ndërmarrjet publike dhe vetë sistemet e furnizimit me ujë. Ky është një fakt shkatërrues, veçanërisht për një vend si i yni, i cili rregullisht përballet me thatësira gjatë verës dhe është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup në raportin e vitit të kaluar thekson se ata kanë blerë automjet për në terren me pajisje të nivelit të lartë për kërkimin dhe zbulimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit, dhe janë formuar ekipe të trajnuara për të zvogëluar humbjet fizike të ujit në periudhën në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button