Sot 0 të infektuar në Tetovë me rrethinë, Bogovina ngelet ndër më të rrezikuarat në këtë rajon

Sot asnjë rast i ri nuk është evidentuar me virusin korona në rajonin e pollogut, kështu numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë është 48, edhe atë Komuna e Bogovinës vazhdon të jetë ndër më të prekurat pas Tetovës, njofton Portalb.mk.

Numri i të infektuarve në Komunën e Tetovës me rrethinë ka ngelur 48, pasi sot asnjë person i ri nuk është diagnostikuar me virusin korona.

Marrë parasysh numrin e banorëve në Komunën e Bogovinës, kjo komunë në rajonin e pollogut vazhdon të jetë ndër më të rrezikuarat, edhe atë me 10 të infektuar dhe 156 në vetizolim.

Në 24 orët e fundit gjithsej 5 persona janë privuar nga liria për shkak të mos respektimit të vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, edhe atë 3 nga Tetova kurse 2 nga Gostivari. Pas kësaj për të njëjtit do të pasojnë parashtresa adekuate, sipas nenit 206 të Kodit Penal për “Mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në këtë periudhë, numri i personave të vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është 210,  edhe atë 62 në Tetovë dhe 148 në Gostivar ndërsa numri i personave evidentuar në vetë-izolim ndaj të cilëve pjesëtarët e policisë kanë kryer kontroll për mbikëqyrje është 253, Tetovë 180 dhe Gostivar 73, ndërsa personat që janë në mbikëqyrje me vendim të Inspektoratit Shtetërorë Sanitar është 328, Tetovë 301 ndërsa Gostivar 27.

Ndryshe, në Tetovë me rrethinë gjithsej janë testuar 400 persona ndërsa ende nuk bëhet publik numri i të infektuarve të këtij rajoni sipas komunave reale, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar disa here nga institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button