Një 81 vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga ballkoni

Një 81 vjeçare nga Komuna e Tetovës dje ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga ballkoni i banesës nga kati i parë, e njëjta ka pasur edhe disa probleme tjera shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë, theksuan se e njëjta menjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku edhe ka ndërruar jetë.

“Dje 16-prill rreth orës 11 e 10 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën ,,Bllagoja Toska “ në Tetovë, në banesën pronë e 85-vjeçarit M.G. nga Tetova, bashkëshortja e tij 81 vjeçarja M.G. e cila ka pasur probleme shëndetësore, deri sa ka qenë vetë në banesë, ka dalë në ballkonin e banesës që ka qenë në katin e parë të objektit banesorë, është rrëzuar nga ballkoni ku edhe ka pësuar lëndime trupore, dhe menjëherë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku edhe u nënshtruar plagëve dhe ka nderuar jetë.  Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë” kumtuan nga SPB, Tetovë.

Ndryshe, dje në rajonin të cilin e mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjithsej 5 persona janë privuar nga liria për shkak të mos respektimit të orës policore, edhe atë 2 nga Gostivari dhe 3 nga Tetova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button