Janë nxjerrë nga Liqeni i Ohrit rrjeta të peshkatarëve me gjatësi prej 12 kilometra

Qendra e zhytësve “Amfora” ka ndërmarrë një akcion për nxjerrjen e rrjetave të fundosura në thellësinë e Liqenit të Ohrit, me çka janë nxjerrë gjithsej 230 rrjeta me gjatësi prej rreth 12 kilometrash, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Rrjetet e fundosura në Liqenin e Ohrit paraqisnin rrezik të madh për gjallesat në liqen. Bëhet fjalë për rrjete të fundosura, të cilat dëmtojnë jo vetëm fondin e peshqve, por edhe komponentat e tjera të gjalla. Janë dëmtuar edhe trofta e cila për shkak të specifikës së saj dhe biologjisë së sjelljes, nëse njëherë hasin rrjeta të këtilla, nuk vijnë më, as të kryejnë pjellje natyrore”, kanë thënë nga kjo qendër.

Sipas tyre, ata kanë punuar në kushte ekstreme të temperaturës së ujit prej 8 gradë nga thellësi prej 30-40 metra, me pamje të kufizuar dhe rryma të mëdha të ujit dhe se në disa vende ka pasur rrezik të madh të ngatërrimit të zhytësve.

Nxjerrja e rrjetave të fundosura është zbatuar me mbështetje financiare të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, ndërsa është implementuar nga Qendra gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button