5G teknologjia gabimisht akuzohet për përhapje të koronavirusit

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug, njofton Portalb.mk.

Servisi serb për luftë kundër dezinformatave dhe për verifikim të fakteve Raskrinkavanje.rs është edhe një nga serviset e këtilla ballkanike që  është kyçur në luftën me dezinformatat për inkorporimi të teknologjisë së re 5G të telefonisë celulare dhe për teoritë e konspiracionit që po përhapen për atë dhe e involvojnë me infektimin me koronavirusin e ri.

Oponentët e teknologjisë së re thonë që 5G e shkatërron ADN-në dhe e dobëson imunitetin, e për atë jemi më të lëndueshëm ndaj infektimit me virusin. Megjithatë, siç shkruan Raskrinkavanje.rs sinjalet nga kjo teknologji më e re për komunikim pa tel, megjithëse me frekuenca deri në 26 gigahercë, bën pjesë në rrezatimet jo jonizuese, nga të cilat të rrezikshme mund të jenë rrezatimet nukleare, rrezet rendgen, gama rrezet, kurse sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) gjatë testimeve 20 vjeçare të teknologjive celulare mbi shëndetin e njeriut, deri më tani nuk janë konstatuar ndikime të dëmshme nga këto kanale të komunikimit.

Servisi serb për luftë kundër lajmeve të rreme i ka analizuar edhe “informatën” tjetër – që në Serbi fshehurazi instalohen antena për 5G dhe konstaton që pohimi i këtillë është i pasaktë, përkatësisht lajm i rremë.

Në Serbi, në qershor të vitit 2019 është instaluar vetëm një antenë 5G, në Parkun Shkencor-teknologjik në Beograd, ndërsa fotografitë me këto antena të supozuara që shfaqen në rrjetet sociale dhe në disa portale, në fakt janë fotografi edhe nga antenat për 3G dhe 4G, shkruan Raskrinkavanje.rs. Gjatë kësaj, shfrytëzohen fotografi jo vetëm në Serbi, por edhe në shumë vende nëb otë, madje edhe ngarkojnë fotografi me pika të bazave “të maskuara” në kaktuse gjigante.

Edhe një nga pohimet konspiruese që është analizuar nga servisi serb për luftë kundër dezinformatave është që koronavirusi i ri përhapet aty ku ka 5G teknologji. Ithtarët e kësaj ideje thonë që virusi ka shpërthyer në Vuhan dhe Milano, ku nga mesi i vitit të kaluar ka teknologji 5G.  Por, e vërteta është se përhapet në mënyrë intensive edhe në shumë vende ku nuk ka 5G teknologji, ndërsa se ka edhe shumë qytete tjera të mëdha ku ka 5G teknologji, ku virusi nuk përhapet në mënyrë intensive, siç janë Pekini, Shanghai, Roma, Torino, Bolonja, Napoli…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button