fbpx

Gjuajnë me armë zjarri ndaj Stoimenov, dëshmitar në rastin “Detonator”

Dy persona të panjohur të dielën kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj Draganço Stoimenov, dëshmitar në rastin Detonator.

Sipas policisë, të dielën rreth orës 22.50 dy persona kanë gjuajtur ndaj tridhjetë e tre vjeçarit Stoimenov, në parkingun e bulevardit “AVNOJ”, ku ai jeton.

Njëri plumb e qëlloi atë, duke e gërvishtur atë në këmbën e djathtë. Menjëherë pas asaj ai u bart në spital, por mjekët e lëshuan në shërim shtëpiak. Policia po punon në zbardhjen e rastit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button