fbpx

Maqedonia shënon Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

Maqedonia sot, me një sërë manifestimesh, shënon 3 dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

Manifestimi kryesor në lidhje me këtë rast, në organizim të Këshillit nacional të organizatave të personave me aftësi të kufizuara do të mbahet në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” në Shkup.

Aty pritet që të mbajë fjalim edhe ministri i Punës dhe politikës sociale Spiro Ristevski, ndërsa përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara do të diskutojnë në lidhje me temën “Barrierat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni”.

Ministri Ristevski, së bashku me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Paul Wohlers, shefin e delegacionit të BE-së, Aivo Orav dhe koordinatori i përhershëm i OKB-së, Deirdre Boyd, do të marrin pjesë në promovimin e Raportit në lidhje me gjendjen e personave të hendikepuar në Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu, për shënimin e kësaj dite, shkolla shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup organizon një manifestim ku do të marrë pjesë edhe ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button