Filipçe pret deri në 2.500 të infektuar, apelon që qytetarët seriozisht t’u përmbahen masave mbrojtëse

 Rreth 2.000 – 2.500 të infektuar pret numri një i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pikun e koronavirusit që do të prekë akoma vendin. Sonte, në konferencën për shtyp të mbajtur për herë të parë në formën onlajn, sepse nga sot ai është në vetë-izolim, ai përsëri u bën thirrje qytetarëve që të disiplinohen, të mos grupohen dhe të respektojnë rreptësishtë masat e mbrojtjes.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Filipçe theksoi se rreziku i infeksionit nga takimi i djeshëm në Kumanovë është shumë i vogël, sepse të gjithë mbanin maska. Nuk kishte asnjë informacion, siç tha ai, që anëtarëve të Shtabit të krizës u janë marrë strisho dhe se janë pritur rezultate. Sikur ta kishin ditur këtë, ndryshe do të ishin organizuar.

Filipçe informoi se Komisioni për sëmundje infektive nesër në ora 08:30 në mbledhje do të shqyrtojë kërkesën për futjen në karantinë të Kumanovës. Sipas tij, pyetja është se sa efektive do të ishte kjo masë që rreth 4.000 banorë të Kumanovës punojnë në Shkup dhe udhëtojnë çdo ditë.

Ministri gjithashtu tha se procedura për aparatet respiratorë e fituan dy kompani. Njëra, tha ai, bart respiratorë nga Koreja e Jugut dhe tjetra nga Gjermania. Nesër të gjitha detajet do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

I pyetur pse punonjësit e kujdesit shëndetësor shpesh sëmuren, ai tha se ata kanë kontaktin më të ngushtë me pacientët.

“Ekzistojnë disa skenarë të infeksionit të tyre. Pasi nuk ishin në dijeni që kishin një pacient, pasi të ishin të sigurt se testi i pacientit ishte negativ u infektuan jashtë vendit të punës,…”, tha ministri.

Ai informoi se procedura e trajtimit me antitrupa është në fazën përfundimtare. Ilaçi nga Japonia u kërkua si donacion nga ambasada japoneze. Ekzistojnë pajisje mbrojtëse për mjekët amë, janë siguruar 100.000 maska dhe disa ton alkool.

Për gjendjen në Tetovë do të vendoset këto ditë – nga pikëpamja shëndetësore, nga aspekti i transportit dhe ndihmës ekonomike. Epiqendra është në një klinikë ambulance në Bogovinë, ku ka tre pacientë, 10 të diagnostikuar dhe 156 në izolim. Kjo pjesë e Pollogut, sipas Filipçës është plotësisht nën kontroll.

LEXO: Filipçe: Situata në Komunën e Bogovinës nuk duket mirë, por është nën kontroll

Ministri më parë apeloi se nuk duhet të ketë grupime për festat e Pashkëve dhe se qytetarët duhet t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi. Ne po hyjmë, theksoi ai, në fazën më kritike e cila është arsyeja pse situata duhet të merret shumë seriozisht.

Filipçe mbajti konferencën për shtyp nga shtëpia, onlajn, përmes kanalit në Jutjub dhe kjo praktikë si dhe komunikimi me bashkëpunëtorët do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Theksoi se edhe pse është në izolim, ai rregullisht i kryen obligimet e tij dhe vazhdon të punojë pa pengesa, me rritëm jo të ngadalshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button