Kovid-19, (pa)pjekuri në mbrojtjen e të dhënave personale në RMV

Burimi: KriThink

Ballafaqimi me Kovid – 19 duket se po i fut mediat dhe autoritetet në një sfidë të re, që është mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. 

Nga Fatbardha Curri

Kjo nxitet nga tre raste, siç është publikimi i emrit të drejtoreshës së Klinikës së dermatologjisë të infektuar me Kovid-19i të dhënave të personave (jozyrtar) të cilët janë në izolim dhe i gazetarit të infektuar.

Kishte edhe një rast kur emri iu publikua një viktime, shtetas nga Shqipëria, por që ka vepruar në Maqedoni të Veriut. Publikimi u bë nga mediat e Shqipërisë, kjo për arsyen e evidentimit të viktimës sa më shpejtë.

Rasti më eklant ishte ai i Kumanovës, sepse kishte volum më të madh të të dhënave personale që u publikuan dhe kategoria e qytetarëve nuk ishin figura publike dhe zyrtare.

Për këtë kishte reagim të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila njoftoi se është ngritur hetim për rastin, me qëllim të zbulimit të personave përgjegjës, që në rast se vërtetohen lëshime në rrugë zyrtare, kundër të njëjtëve do të ngritët procedurë.

Por, për të kuptuar se kur mediat dhe qytetarët mund të bëjnë shkelje të të dhënave personale dhe çfarë paraqesin të dhëna personale në situatën e pandemisë së Kovid – 19, realizuam bashkëbisedim me njohësen e mbrojtjes së të dhënave personale, Elena Stojanovska nga Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfizis”.

Krithink: Publikimi i emrit dhe mbiemrit të të infektuarve / viktimave nga Kovid-19 është shkelje e të dhënave personale?

Elena Stojanovska: Duke i ndjekur parimet për mbrojtje të të dhënave personale të vërtetuara në Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, përfshirë edhe Rregulloren e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave personale (GDPR – General Data Protection Regulation), veçanërisht duhet ta kemi parasysh ligjshmërinë e përpunimit të dhënave personale.

Institucionet që janë të përfshira drejtpërdrejtë në miratimin dhe zbatimin e e masave për luftim të Kovid-19, përpunojnë kategori të ndryshme të të dhënave, të nevojshme për mbrojtje të interesave themelore të shtetit në fushën e shëndetit publik. Veçanërisht është e rëndësishme ajo që në gjendje të jashtëzakonshme si kjo, institucionet nuk janë të obliguara të sigurojnë pajtim nga qytetarët për përpunim të të dhënave personale. Edhe pse pëlqimi i qytetarëve për përpunim të të dhënave personale, autoritetet janë të obliguar që t’i përpunojnë për qëllime specifike dhe të qarta, të jenë transparente dhe t’i njoftojnë qytetarët për mënyrat e përpunimit të të dhënave të tyre, vëllimi i të dhënave personale të cilat përpunohen si dhe për afatet në të cilat këto të dhëna do të ruhen.

Krithink: Për çfarë persona duhet të flasim, që mediat të kenë të drejtë të publikojnë emrat e të infektuarve / viktimave nga Kovid – 19? Do të thotë, a duhet të publikohen emrat e gazetarëve, ministrave, kryeministrave, qytetarëve të thjeshtë të infektuar / viktima?

Elena Stojanovska: Nëse udhëhiqemi nga Ligji për mbrojtje të të dhënave personale, të dhënat shëndetësore hynë në kategorinë e të dhënave të ndjeshme, me këtë edhe përpunimi i tyre është e ndaluar. Të dhënat për shëndetin e qytetarëve por edhe për personat publik nuk guxojnë të publikohen. Mediat mund të publikojnë të dhëna statistikore në raste të epidemisë, por gjatë asaj të mos publikojnë të dhëna personale për personat e sëmurë dhe që kanë ndërruar jetë. Vlerësimi e rëndësisë së informacionit në raport me vëllimin të publikimit të të dhënave personale, është kyçe për vendosjen e një ekuilibri ndërmjet lirisë së informimit dhe të drejtës për privatësi dhe mbrojtje të dhënave personale. Mediat duhet të bëjnë vlerësim se nëse publikimi i të dhënave personale që përfshihen në artikull gazetaresk, gjegjësisht nëse nuk publikohen të njëjtat a arrihet qëllimi dhe përfundimisht, publikimi i të dhënave personale a ka interes publik ose jo.

Nga shembujt te ne, mund të veçohet publikimi i identitetit të doktoreshës, drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës, identiteti i së cilës Ministria e Shëndetësisë vlerësoi se duhet të publikohet. Ky vlerësim bazohet në faktin se personi edhe pse ka pasur simptome, ka shkuar në punë dhe me këtë ka pasur kontakt me numër të madh të kolegëve dhe pacientëve. Nga këtu, interesi i shëndetit të të gjithë atyre të cilët kanë qenë në këtë Klinikë gjatë kësaj periudhe, në të cilën ka qenë e pranishme edhe e infektuara, është më i madh se privatësia e saj.

Te rasti i gazetarit të infektuar, kemi qasje të ndryshme. Mediat nuk e publikuan emrin e tyre, derisa atë nuk e bëri televizioni në të cilin punon ai. Supozimi është se publikimi i emrit të tij është bërë me pëlqimin e tij. Publikimi i të dhënave personale i personave apo personave në izolim të cilët nuk janë persona publik, në bazë u iket, pikërisht për shkak të rregulloreve në fuqi për mbrojtje të të dhënave personale.

Krithink: Në cilat situata mund të themi se kemi publikim të të dhënave personale të të infektuarve apo viktimave nga Kovid-19? Do të thotë, çfarë informacione duhet të publikohen që të themi se mediat i kanë shkelur të dhënat personale – si në rastin e Kumanovës?

Pjesëtarja e "Metamorfozis", Elena Stojanovska / foto: Vanço Xhambaski
Pjesëtarja e “Metamorfozis”, Elena Stojanovska / foto: Vanço Xhambaski

Elena Stojanovska: Rasti i shpërndarjes së listës me të dhëna personale në Kumanovë, tash për tash është rasti i vetëm të cilin e njohim, dhe në të cilën ka shkelje të të drejtës së privatësisë. Kjo, sigurisht nuk e përjashton mundësinë që të kemi  raste të ngjashme, por të njëjtat nuk janë zbuluar.

Shpërndarja e listës së të infektuarve me Kovid-19, banorë të Kumanovës është problematike në shumë aspekte. Para se gjithash, në fotografi nuk ka të dhëna të cilat tregojnë qartë se kush poseduesi primar i atyre të dhënave, gjegjësisht nga cila bazë janë tërhequr këto të dhëna. Me këtë, është diskutabile është edhe vërtetësia e të dhënave. Nëse tërhiqemi nga supozimi se këto të dhëna të vërteta, atëherë lehtë mund të konstatohet se ka shkelje të të dhënave personale me vetë shpërndarjen e atyre të dhënave jashtë kornizës institucionale të cilat janë kompetente t’i shohin këto evidenca dhe shpërndarjen e tyre nëpërmjet rrugës elektronike.

Sipas Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, të dhënat që lidhen me shëndetin, përfshirë edhe të dhënat për përfitimin e të mbrojtjes shëndetësore, janë kategori e veçantë e të dhënave apo të dhëna persona të ndjeshme. Me këtë, është e ndaluar përpunimi për kategori të veçanta të të dhënave personale, veçanërisht me përjashtim, gjegjësisht nëse përpunimi është i domosdoshëm për qëllimet e interesit publik në fushën e shëndetit publik, siç janë mbrojtja nga kundër kërcënimeve serioze ndërkufitare për shëndetin apo sigurimi i standardeve të larta për kualitet dhe siguri të mbrojtjes shëndetësore. Ky përjashtim ka të bëj me vëllimin e të dhënave personale të cilat grumbullohen pa pëlqim të qytetarëve në kohë të krizës, siç është ballafaqimi me Kovid – 19, shpërndarje  tyre ndërmjet institucioneve, detektimi dhe të ngjashme. Ky përjashtim NUK ka lidhet me publikimin e të dhënave personale të personave të infektuar apo që janë në vetëizolim.

Përveç Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, Kodi Penal në nenin 149 parasheh dënim me burg për person zyrtar i cili do të hyjë në sistemin informatikë – kompjuterik të të dhënave personale me qëllim që t’i shfrytëzojë të njëjtat për vet apo për dikë tjetër të realizojë ndonjë interes apo ndonjë tjetri t’i bëhet dëm.

Krithink ju kujton, se krahas Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Kodit Penal që i përmend Stojanovska, mediat publikimin e të dhënave personale duhet ta bazojnë edhe në Kodin Etik të Gazetarëve, i cili parasheh se në rast se ka dilema se a duhet të publikohet një e dhënë personale e një individi në artikuj gazetaresk, duhet të shtrohet pyetja: Sa ajo e dhënë apo informacion ka interes publik.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button