Orlando Magic dhe New York Knicks me fitore (Video)

Orlando Magic ishte mysafir tek skuadra e Los Angelos Lakers , të cilët arritën ti mposhtin vendasit me rezultat 113 – 103. Përkrah lojës së mirë të lojtarëve të Lakers, Orlando arriti që të bëj ndryshimin në pjesën e katërt, në të cilën shënuan 40 pikë.

Tek Mysafirët më të dalluar ishin Glen Davis me 12 kërcime dhe 23 pikë dhe Arron Afflao me 30 pikë të shënuara. 
Tek vendasit u dalluan Dwight Howard i cili regjistroi 15 kërcime dhe 21 pikë dhe më i miri i lojës Kobe Bryant me 34 pikë të shënuara dhe 7 kërcime.

Në këtë edicion po ashtu u mbajt ndeshja mes Phoenix Suns dhe New York Knicks. Vendasit, Knicks vazhduan serinë e fitoreve të cilët i mundën mysafirët me rezultat 106-99. Më i miri i lojës ishte superylli Carmelo Anthony me 34 pikë të shënuara./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button