Një mjek popullor thotë se ka gjetur “ilaçin” kundër koronavirusit, u mor në pyetje nga Prokuroria Themelore e Gjilanit

Një mjek popullor nga Gjilani, Kadrush Abazi ka pretenduar se ka gjetur ilaçin për shërim nga koronavirusi. Pavarësisht se shkencëtarë nga mbarë bota nuk kanë arritur ende të gjejnë ilaçin për shërim nga koronavirusi, Abazi thotë se e ka gjetur atë, shkruan Portalb.mk.

Postimi

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Abazi ka kërkuar vullnetarë të infektuar me koronavirus për ta provuar barin, që sipas tij pas përdorimit një javor e shëron koronavirusin. Megjithatë, pasi ishte arrestuar nga Policia, Abazi të enjten është liruar. Abazi ishte arrestuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe pas intervistimit nga prokurorja, është liruar në procedurë të rregullt, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini për Gazetën Express.

Që nga shfaqja e virusit COVID-19, dezinformata të ndryshme janë përhapë lidhur me virusin, mbrojtjen nga virusi dhe ilaçet shëruese, megjithatë, deri tani, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur se nuk ekziston ende një ilaç kundër koronavirusit.

Autor: Dren Gërguri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button