ID:20

Nuk e di se ç’e gjeti individin 2020 të përfshihet në debatin e pakuptimtë se kush nga kush është më intelegjent apo se kush nga kush ka më shumë të drejtë kur pikërisht në këtë kohë është bjerrakohësi të ketë diskurs për iluzione dekadente.

Individi 2020 edhe po të shitet që ka mend e kultur ai kujton se po të ndjeki arsyen është dobësi dhe po të tjerët të vërejnë se arsyeja ndiqet, është poshtërsi. Ra ky mort dhe u pamë do thoshte Ismail Kadare! U pamë se ç’polli në mendjet tona që si duket mortja i kishte korrur prej kohësh.

Individi 2020 e ka për tmerr të mënjanoj diçka që nuk di, e sikurse e lehtëson bindja se ai di gjithçka. Ai nuk di të mbajë gojën mbyllur pasi këtë i’a mundëson liria e shprehjes, fjalës së lirë, edhe pse ai nuk beson se kjo liri ekziston. Shkon dhe më tej, ai beson se kjo liri i mohoet e vazhdon – vazhdon të torturoj të tjerët me llafet që nuk di t’ju vendos një pikë!

Dhe kur thua se nuk bëhet më keq, individi 2020 del në fron duke mos besuar në mendimin ndryshe, ai vërsulet si qen i tërbuar për ata që mendojnë ndryshe, pasi ai nuk di të ndëgjoj, ai di veq të leh. Ai i strukur në botën e vet sikur përvuan nga kompleksi i Edipit e i Narcistit ku çdo mëngjes fillon rrugën për pelegrin tek orakulli dhe përfundon natën te pasqyra e Borëbardhës!

Përtej individit 2020, sqarim!

Në të gjithin këtë debat të hapur në mungesë të çlirimit nga frustracioni që po na kapërdin, çdo kush pretendon që ka një fakt dhe flet me fakt por seriozisht nuk di se ç’merret për fakt, meqë veçmas broçkullave nuk di të kenë ofruar ndonjë të tillë, qoftë edhe hipotezë të logjikshme!

Por çfarë është fakti? Fakti nuk ka të bëj me botën fallxhore, as me pikëpamjen subjektive apo abstrakte. Fakti gjithmonë është i arsyeshëm, objektiv, stoik dhe i realtë. Pasqyron të vërtetën përtej hamendjes,  për të provuar apo për të argumentuar deri në detain më të imët të vërtetën!

Ndërsa për mendimet që ka çdo kush të drejtë t’i jep, qoftë edhe person publik apo qoftë edhe paraqitjet vizive  nuk mund të merren ose të quhen fakte sado që pretendohen se janë të tilla ose se na pëlqejnë të jenë të tilla. As uluritja nuk është fakt. Fakti është parim, nuk e tund gjë as nuk e frikë rrebesh!

Është normale për të mos ditur gjithçka, ajo që nuk ka logjikë është pretendimi në dije të rrejshme që vjen si pasojë e mungesës së virtytit dhe i një mentaliteti të varfër. Ku i padituri ndjehet i gjithditur, çudibërës, i paarritshm, e të tjerëve u’a nënvlerëson nivelin e aftësive, të dijes, e i sheh me përbuzje. Ky është efekti i Dunning-Krugerit, ky është debati në vitin 2020!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button