Apple, prodhuesi i dytë i telefonave në SHBA

Gjiganti amerikan i teknologjisë dhe prodhuesi i telefonit më të famshëm në botë, iPhone, kompania Apple ka rrëmbyer vendin e dytë në tregun e prodhuesve të telefonave të thjeshtë dhe atyre të mençur në SHBA, thuhet sipas raportit të fundit të comScore.

Samsung ka mbajtur pozitën e liderit të tregut me 26.3 për qind të bazës së përdoruesve të telefonave mobil në Amerikë, e përcjell nga Apple e cila mban 17.8 për qind të tregut, duke e tejkaluar rivalin LG, e cila ka mbetur për .2 pikë prapa prodhuesit të famshëm amerikan, i cili ia ka zënë vendin e dytë tani.

Apple ka fituar 1.5 për qind për tre muaj, duke filluar prej muajit gusht e deri në tetor, periudhë e cila përfshin edhe lansimin e iPhone 5.

Në anën tjetër, LG, Motorola dhe HTC kanë rënë me pjesëmarrjen e tyre në treg, për .8, .2, dhe .4% respektivisht.

Në muajin prill të këtij viti, Apple kishte lënë pas rivalin Motorola për tu ngjitur në vendin e tretë në radhitje, ndërsa tani “viktima” e saj e radhës ka qenë LG.

Lajme të ngjashme

Back to top button