Xhoana: Është përtërirë ndjenja e solidaritetit nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut sa i përket pandemisë

Në kuadër të përgjigjes strategjike të NATO-s në pandeminë e virusit korona, Turqia sot dërgoi një aeroplan mallrash me pajisje për mbrojtje personale të personelit mjekësor në Britaninë e Madhe, përderisa Gjermania dërgoi mijëra aparate për ventilim te disa aleate, deklaroi sot Mirçea Xhoana, zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Përmes një video konference të organizuar nga Këshilli Atlantik në Uashington, Xhoana deklaroi se NATO këto ditë realizon më shumë se 100 fluturime strategjike për ndihmë vendeve aleate të rrezikuara nga pandemia, janë ndërtuar më shumë se 25 spitale, janë shpërndarë mbi 4.000 persona personel mjekësor për mbështetje të punonjësve shëndetësorë civilë me “përpjekje heroike në rrethana të vështira” për ndihmë dhe shpëtim të të sëmurëve nga Kovid-19, transmeton MIA.

NATO, gjithashtu, ka vendosur 25 mijë shtretër spitali për trajtim të pacientëve, përderisa “dhjetëra mijëra ushtarë të vendeve anëtare janë vijat e para të betejës”.

“Ndihma për Maqedoninë e Veriut është shembull se si anëtarja më e re e NATO-s ka përfitime nga solidariteti i Aleancës”, deklaroi ai.

Shtoi se të gjitha këto aktivitete po koordinohen përmes qendrës Euroatlantike për koordinim të përgjigjes nga katastrofat, mekanizëm të NATO-s për mbrojtje civile në situata të jashtëzakonshme.

Gjatë ekzistimit 70-vjeçar të NATO-s, Aleanca është përballur me kriza të ndryshme, tensione dhe rivalitete dhe mund të ballafaqohet edhe me këtë krizë më të re. NATO-ja është e pajisur që të ballafaqohet …dhe siç e shoh, por shfaqet ndjenja e përtërirë e solidaritetit e cila po shtrihet nga SHBA-ja për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, e cila dje gjithashtu u mbajt  përmes video lidhjes së sigurt, edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, konfirmoi se një pjesë e asaj ndihme për vendin tonë erdhi nga vende si Holanda, SHBA-ja, Norvegjia ose Çekia.

Xhoana foli edhe për dezinformimet e shtuara të akterëve shtetërore dhe joshtetërorë “të cilat bëjnë shumë dëm në hapësirën e informimit.

“Situata me virusin korona po keqpërdoret dhe po bëhet dëm masiv informativ, përmes një fushate informimi që është kombinim i teorive të konspiracionit dhe mbjelljen e pakënaqësisë dhe mosbesimit në sistemin tonë demokratik, në institucionet perëndimore, dhe kjo është diçka të cilën ne e konsiderojmë si shumë serioze”, theksoi Xhoana.

Ai tha se NATO punon bashkë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare dhe qeverive të vendeve të BE-së, “përgjigja ndaj këtyre dezinformimeve të jetë e hijshme”.

“Nuk lejojmë që prapavija e kësaj tragjedie të tmerrshme njerëzore të shfrytëzohet dhe keqpërdoret që të mbillet ndasi në Aleancë”, porositi Xhoana.

Ai i porositi të gjithë qytetarët e BE-së që të hedhin poshtë çfarëdo lloj mitesh dhe teorish konspiracioni dhe të tentojnë të marrin informacione nga burime të konfirmuara dhe gazetarë profesionistë, nga profesionistë të akredituar me përvojë të dëshmuar.

Për problemin me propagandën në kohë të pandemisë dje foli edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili deklaroi se aleatet e NATO-s në rajon janë metë e dezinformimeve nga burime të huaja para së gjithash sa i përket asaj se çfarë ndihme marrin nga Aleanca dhe nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button