Ministria e Kulturës: Janë ruajtur të gjitha procedurat e përcaktuara me Ligjin për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë

Ministria e Kulturës sot bëri të ditur se realizimi i punëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit bëhet në përputhje me standardet për mbrojtje dhe se gjatë kësaj janë ruajtur të gjitha procedurat nga ligji për shpalljen e saj si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.

“Në përputhje me raportet e mara nga IN Qendra e Konservimit – Shkup, si institucion kompetent nën Ministrin e Kulturës, si dhe të DMTK, në rastin konkret janë të ruajtura të gjitha procedurat të vërtetuara me ligj për shpalljen e  Çarshisë  së Vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.Realizimin  e punimeve të mbrojtjes së drejtpërdrejt  së trashëgimisë kulturore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit realizohet  në përputhje me standardet e mbrojtjes”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Nga ky institucion,lidhur me shkrimet nëpër media dhe reagimet e partive politike lidhur me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Ministria e Kulturës  e informon publikun se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (DMTK) janë përgjegjëse për mbrojtjen e patundshme dhe të tundshme  të trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Institucioni Nacional  Qendra e Konservimit-Shkup si institucione kompetente, ndër të tjera bashkëpunojnë për aktivitetet  lidhur me konservimin  dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore.Në pajtim me Ligjin për shpalljen e Çarshisë së vjetër të Shkupit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, neni 9, Institucioni Nacional – Qendra e Konservimit-Shkup është përgjegjës për marrjen e masave të mbrojtjes-konservuese për secilin aktivitet në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jep miratim bazuar  në kushtet konservative të  dhëna më parë nga ana e institucionit nacional Qendra e Konservimit-Shkup si një pjesë e dokumentacionit teknik. 

Gjithashtu kryetari i komunës së Çairit Visari Ganiu ka mohuar se me këtë rikonstruim, synohet të tjetërsohet karakteri i lashtë autentik i Çarshisë, por sipas tij, bëhet fjalë për një projekt sanimi i cili përfshin vendosjen e gurit me të njëjtin material si ai i mëparshmi – travertin me sipërfaqe prej 1800 m2 dhe i njëjti është i aprovuar nga raporti i analizës për plotësim të kushteve.

Sipas Ganiut, qëllimi është të ruhet pamja e lashtë duke mirëmbajtur gurin travertin, si karakteristikë e Çarshisë., ndërsa për projektin kanë marrë aprovim nga të gjitha institucionet kompetente, përfshirë edhe Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë, e cila po kryen mbikëqyrjen e punimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button