Zoran Zaev publikoi rezultatin e testimit të dytë në lidhje me virusin korona

Zoran Zaev, lideri i LSDM-së sot njoftoi se ka rezultuar negative edhe në testimin e dytë të virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Sot, në pajtim me protokollet shëndetësore më është bërë edhe testi i dytë për praninë e koronavirusit, i cili njëjtë si i pari është negative”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se ky virus po dëshmon se është kërcënim për shëndetin e secilit. Kështu, i uroi shërim edhe kryetarit të Kumanovës.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe në të njëjtën kohë kryetarit të komunës së Kumanovës, Dimitrievski dhe të gjithë qytetarëve të cilët përballen me virusin u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Zaev.

Zaev uroi që edhe kryeministri dhe ministrat të dalin negative në testimin e virusit korona, duke theksuar se vetëm me angazhim të përbashkët mund të mundet ky armik.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 107 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1082 persona ndërsa raste aktive janë 914. Ka ndërruar jetë 1 person.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button