Për shkak të muajit të Ramazanit, PDSH-ja në Qeveri propozoi ndryshimin e orës policore

PDSH-ja në seancën e Qeverisë së RMV-së propozoi ndryshimin e orës policore për shkak të muajit të Ramazanit, në atë mënyrë që lëvizja e qytetarëve të jetë e mundshme nga ora 07:00 deri në ora 19:00, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të specifikave dhe nevojave të qytetarëve gjatë muajit të Ramazanit, propozohet zhvendosje e orës policore, e mundësia e lëvizjes gjatë Ramazanit të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00”, deklarojnë nga PDSH-ja.

Propozimin e kryetarit Menduh Thaçi e ka propozuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë ministri pa resor nga radhët e kësaj partie, Bardhyl Dauti.

“Shpresojmë që ky propozim i PDSH-së të aplikohet meqenëse shqiptarët dhe muslimanët kanë një ritëm tjetër të jetës gjatë këtij muaji”, e arsyetojnë propozimin PDSH-ja.

Përndryshe, ora policore në Maqedoninë e veriut është prej orës 16:00 deri në ora 05:00 të nesërmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button