Ndërroi jetë një grua 71-vjeçare e infektuar me virusin korona në Kosovë

Një grua 71-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Klinika Infektive e QKUK-së përmes një njoftimi.

Me këtë, numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e Covid-19 është rritur në 11, raporton KOHA.

Sot paradite është shënuar edhe një vdekje tjetër.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive më 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë numri i të infektuarve deri më tash është 423.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button