U publikuan rezultatet e Italisë në 24 orët e fundit në luftimin e virusit korona

Dita e sotme në Itali ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi në 24 orë teksa 525 persona kanë humbur jetën, transmeton OraNews.

Pra janë 53 viktima më pak se ditën e djeshme. Numri total i vdekjeve nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 22,170.

Ndërkohë ka një rritje të rasteve të reja me Covid-19 ku gjatë 24 orëve janë regjistruar 3,786 të tilla duke e çuar në 168,941 numrin total të të infektuarve.

Çdo ditë e më i ulët është dhe numri i pacientëve të shëruar. Sot janë 2,072 më shumë pacientë të shëruar dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 49,164.

Pozitive paraqitet situata dhe në repartet e terapisë intesive ku numri i të sëmurëve vjen duke u reduktuar. Sot janë 143 pacientë më pak në këto reparte e numri aktual i tyre është 2,936.

Në struktura spitalore po kurohen 26,893 pacientë dhe në kushte izolimi shtëpiak janë 76,778.

Në rajonin e Lombardisë vazhdon gjithashtu trendi i reduktimit të rasteve në 24 orë. Janë regjistruar 941 raste më shumë pozitive në 24 orë dhe numri i përgjithshëm i tyre është 63,094.

Ndërkohë në këtë rajon janë 231 viktima më shumë se dje duke e çuar në 11,608 numrin total të vdekjeve.

Numri i tamponeve të kryer deri më sot në Itali janë 1,178,403.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button