Dibra përballë pandemisë

Qytetin e Dibrës e kaploi epidemia me emrin Korana- virus (Covid 19), që në ditët e para të muajit mars. Ky virus, i cili ka kapluar gjithë botën erdhi nga larg në një qytet të vogël. Erdhi nga njerëz që e donin vendlindjen, por ishin larguar para ca ditësh për në Itali, ku jetonin dy djemtë e tyre. Ishin larguar, për një jetë më të mirë, për të patur të ardhura më të larta. Migrimi për dibranët nisi që në luftrat e ftohta, të shumë dekadave më parë, por edhe sot mbetet plagë e pashëruar, shkruan Portalb.mk.

Ikja e banorëve nga qyteti dhe fshatrat ka lënë shumë shtëpi të shprazëta, ka lënë prindërit vetë. Në një shtëpi brenda qytetit, një nënë me emrin Dhurata vazhdimisht vajton ikjen e fëmijëve të saj. Nëna tjetër dergjet në shtrat syrgjin vetë dhe nuk ka kush të kujdeset. Ata që janë burrë e grua, ia dalin disi të ndihmojnë njëri- tjetrin, por malli i djeg për bijtë e tyre.

Dibra e zbrazur

Nga malli xha Veap Miftari me të shoqen, mori rrugën në ditë dimri, për në shtëpinë e djemve të tyre në Firence. Askush nuk e njihte emrin e tij, përpos familjes së ngushtë, në fshatin Ballancë. Fshat ky që u emërua, në kohërat e vjetra, si rrjedhojë se ishte në një rrëzë mali, ballë hënës. Ndeja e tyre pranë fëmijëve, nuk zgjati shumë. Virusi Korona ishte future në çdo shtëpi italiane. Fati i keq e përcolli edhe familjen Miftari. Burrë e grua, kthehen për në qytetin e lindjes, fshatin e tyre ku edhe kishin shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore nuk do të duket e mirë. Çifti, nuk e jep veten dhe vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, të shërohen me çaj, e limon dhe me ilaçe popullore. Ata nuk e kishin kuptuar njëherë se “helmi” – virusi u kishte depërtuar në trupin e tyre.

Ashtu të pashëndetshëm në një ditë zije, zbresin poshtë për në qytet, për të dhënë lamtumirën e fundit një funeralit. Njeriu që kishte ndruar jetë, Remzi Sodolli, kishte punuar gjatë gjithë jetës së tij fizioterapist popullor. Ai i kishte nxjerrë nga halli shumë banorë të kësaj ane, ku edhe nuk kishin gjetur shërim në spitalet e vendit, në Spitalin e kockave në Ohër dhe në Banjat e Dibrës. Njerëzit që kishin shkuar për ngushëllim tek shtëpia e të ndjerit, kishin shtrënguar duart. Kështu që nga çifti Miftari, njëri 62, tjetri 68 vjet, kishte depërtuar virusi te njerëzit përreth. Kjo u zbulua pasi çiftit i’u rëndua shëndeti dhe u shtrinë në spitalin e qyteti, më 2 mars, që më vonë do të dërgohen për në spitalin “Nënë Tereza”, në Shkup, ku edhe ndërron jetë bashkëshortja e Veapit, këtë lajm e dhanë autoritetet shëndetësore.

Dibra e zbrazur

Pas ca ditëve do të ndërrojë jetë edhe dibrani i dytë me emrin Çela, dhëndër i familjes Sodolli, i cili me keqësimin e gjendjes do të largohet në Amerikë, ku edhe kishte shtrëpinë e dytë. Pastaj një burrë të të 60-tave, nga familja Papraniku, që kishte shkuar për ngushëllime. Dhe viktima e katërt është plaku i familjes Zengo. Gjendja në qytetin e Dibrës do të keqësohet, sa që autoritetet qeveritare do të izolojnë vendin nga mesi i muajit mars.

Por gjendja e vështirë nuk do të përfundojë, ata njerëz të cilët konsideroheshin se kishin patur kontakt me çiftin e parë, do të izoliheshin nëpër shtëpiat e tyre. Keqësimit të gjendjes së tyre do t’i dilte ballë spitali i qytetit, ku nuk kishte mjekë të mjaftueshëm, as edhe mjete medicinale. Ndihmat do to vinin nga të katër anët. Qeveria vazhdimisht dërgonte porosi që të zbatojnë rekomandimet për qëndrim dhe izolim në shtëpi, të çdo qytetari, për t’u mbrojtur nga virusi.

Mungesa e mjekëve e nxiti të parin e vendit, Hekuran Duka që të çojë zërin, për ta ndihmuar Dibrën dhe qytetarët e saj. Sipas tij, në bashkëpiunim me stafin mjekësor, duke qenë edhe ai vetë mjek, por edhe me organizatat jo qeveritare, bamirëse, kërkuan ndihmë. Atëherë, përshkak se infektohet dhe ekipi spitalor dhe mbetet vetëm nje epidemiolog, M. Mela dhe ndihmësi i tij, vijnë në ndihmë dy mjek nga Kumanova. Ardhja e tyre  ishte edhe shpëtim për shumë të sëmurë. Mjekët që ishin në detyrë mbetën të pa mposhtur nga lodhja.

Kjo gjendje vazhdon të mbetet e tillë. Meqë situata në vend është qetësuar dhe numri i të infektuarve ka ditë që nuk duket, kryebashkiaku vazhdimisht bën apel të ndiqen rekomandimet e qeverisë. Ndërsa, ndihmat për këtë qytet vazhdojnë të vijnë nga qytet e tjera, por edhe nga dibranët e Amerikës.

Jeta në qytetin e Dibrës vazhdon të mbetet  nën regjimin e orës policore, pak liri dhe shumë kujdes nga ana e qytetarëve. Ata që e ndiejnë më shumë këtë “burg”, janë fëmijët, sepse pranvera ka ardhë në pragun e derës dhe duan të lozin jashtë, në natyrë, në lagjet e tyre. Por, ka edhe nga ata mësues që u mungon shkolla, e thonë që mësimin e zhvillojnë me kompjuter. Edhepse për shumë njerëz, pandemia do të na i lë pas punët, por teknologjia jep mundësinë për të zhvilluar aktivitetet, veçmas mësimin për brezat e rinj. Teknologjia që kemi sot do t’i  hap dyert e shkollës, dhe do t’i mbyll dyert “burgut”, që po jetomë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button