RMV, është rritur numri i rasteve të dhunës familjare gjatë periudhës së karantinës

Lufta kundër virusit korona ka detyruar shumë shtete të botës që të ndërmarrin masa rigoroze, përfshirë këtë edhe zbatimin e orës policore, me qëllim që njerëzit të rrinë sa më shumë në shtëpitë e tyre. Masa të këtillë, edhe pse ndihmojnë parandalimin e përhapjes së mëtejmë të virusit, në disa raste kanë pasur edhe efekte anësore. Qëndrimi i detyruar nëpër shtëpi, ka rritur gjasat, realisht edhe rastet e dhunës familjare, njofton Portalb.mk.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ditë më parë, i bëri thirrje qeverive që të veprojnë kundër “rritjes së tmerrshme globale të dhunës në familje”.

Ndërsa, Sanela Shkrijel, zv.ministrja e punës dhe politikës sociale në RMV, ka theksuar se ky fenomen tashmë është edhe në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Për rritje të rasteve të dhunës familjare flasin edhe të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas sektorit për zbulim të krimit dhe analizë të Byrosë për Siguri Publike, gjatë periudhës janar – mars të këtij viti është shënuar rritje e rasteve të dhunës familjare, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar – mars të vitit të kaluar, numri i veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën familjare ka qenë 207, ndërsa këtë vit është rritur në 241. Prejt tyre viktima të dhunës familjare të gjinisë mashkullore janë regjistruar 47 raste, ndërsa viktima të gjinisë femërore 207 raste.

Te dhenat

Këtë vit ka shënuar rritje edhe numri i ankesave sa i përket dhunës familjare. Në periudhën janar-mars të vitit të kaluar ky numër ka qenë 780, ndërsa këtë vit është rritur në 920. Sa i përket qyteteve, më së shumti ankesa janë regjistruar në SPB Shtip, ku vitin e kaluar ka pasur 153, ndërsa këtë vit ky numër është rritur në 188. Qyteti i dytë me më shumë raste rradhitet Manastiri, ku vitin e kaluar ka pasur 161 ankesa për dhunë familjare, ndërsa këtë vit 179.

Më pas vijon qyteti i Shkupit me 145 raste. Qyteti i Velesit ka dyfishuar shifrat e ankesave në lidhje me dhunën familjare në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë periudhës janar –mars të vitit 2019 në SPB janë regjistruar 75 raste, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti, ky numër është rritur në 145 raste.

Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, para disa ditëve i’u drejtua Qeverisë me një kërkesë, me të cilën kërkuan që të ketë përjashtime nga sanksionet për gratë viktima dhe fëmijët e tyre të cilat largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë nga dhuna.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, ka inkurajuar viktimat potencial të dhunës familjare të paraqiten për ndihmë në numrat 02/157000 dhe 02/15315. Gjithashtu edhe Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe familjare, ka publikuar numrat për ndihmë juridike (071/464 019), psikologjike (075/ 255 154) dhe të drejtave sociale (071/ 324 223).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button