Në shkurt janë dhënë 248 leje të reja për ndërtim, 62,1% më shumë se në shkurtin e vitit 2019-të

Edhe gjatë kohës së koronës, vazhdon ritmi i ndërtimit dhe dhënies së lejeve të ndërtimit, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSh), në shkurt të vitit 2020 janë dhënë 248 leje për ndërtim, që është për 62,1% më shumë se sa në shkurtin e vitit 2019-të. Prej tyre, më së shumti ose 71 leje janë dhënë në rajonin e Shkupit dhe të Pollogut 45. Vlera e parashikuar e objekteve është rreth 49 milionë euro, që është për 158,1% më shumë se sa në shkurtin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të miratuara për ndërtim, 137 ose 55,2% janë për objekte të ndërtimit të lartë, 33 ose 13,3% për objekte të ulëta dhe 78 ose  31.5% janë për objektet për rikonstruim. Nga 248 objekte, 130 ose 52,4% si investitorë paraqiten personat fizik, ndërkaq për 118 ose 47,6% investitorë janë personat juridik.

Në raportin periodik është parashikuar ndërtimi i 336 banesave me hapësirë të përgjithshme shfrytëzuese prej 28.384 metër katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button