KOVID-19, Pendarovski: Bashkësitë fetare t’i respektojnë masat, askush nuk është i privilegjuar

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se gjatë kohës së pandemisë, bashkësitë fetare dhe besimtarët duhet që t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, pa përjashtime, njofton Portalb.mk.

“Askush nuk guxon të privilegjohet ose diskriminohet në bazë fetare, pra asnjë besimtar nuk mundet të ketë më shumë të drejta se sa ata që nuk besojnë ose një besimtar i një feje nuk mundet të ketë të drejta më shumë se sa një besimtar i një feje tjetër. Këtë vit kisha do të duhet të përputhet me rregullat të cilët vlejnë për të gjithë. Në këtë periudhë kemi qëllim të lartë që t’I ruajmë jetët e qytetarëve. Tani fillon agjërimi i muajit të Ramazanit i cili do të zgjatë një muaj dhe një kohë e madhe e agjërimit kryhet në kohë ne orës policore. Si do të vendosemi tani, shteti do të vendoset edhe atëherë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se për çdo përkatësi fetare vlejnë rregullat që i ka miratuar shteti dhe ata duhet të respektohen.

“Nuk mundet të shihet mes gishtash për një kategori të personave, ndërkaq për një tjetër të mos vlejë e njëjta. Kur Papa dhe vendet më të shenjta islame në Arabinë Saudite i respektojnë masat, nuk shoh arsye që edhe udhëheqësit fetarë në vend të mos i respektojnë. Të mos vijë se i kritikoj, deri më tani të gjithë udhëheqësit fetarë i kanë respektuar masat”, shtoi Pendarovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button