Myzhde!

Mbërinë mikrobi, malaria,…,mbërinë murtaja mijëvjeçare! Mynxyrë, mëzirë!

Monotoni! Maska, maska, maska,…,medoemos mejdanit! Muzikë, marsh,…,maratonë! Mister! Momentalisht marsi, mandej maji, mundet madje motmoti. Mishmash! Marrëzi!

Madhore, magjepsëse! Mirënjohje mjeksisë! Miradije, medalje mjekëve, motrave medicinale. Mrekullueshëm, me mirësjellje, me mukajet, mjekojnë miletin me mani mushkërore. Margaritarë, meraklinjtë mantelbardhë!

Modë! Mërej mësuesit, mësimdhënësit,…,mëvetësishëm mobilizohen. Me modesti, me mjete, me mobilë, me monitorë, me metodologji moderne mësojnë masën. Marifetçinj!

Makuteri! Miljarderët, makrobosët, mbretërit, magjistarët, magjistricat, mahitin masën me megafone, me mroçkulla,…,me makllada. Makalushë, magjarë, majmunë,…,mbytës! Marre! Mbrijohem!

Mujshi! Masoneri! Mumiet manipulojnë me mbulesa, me mjedis, me municion! Murmurisin me mimika! Montim, mbisundim,…,mit! Mbinjerëzore!

Mirazh! Mision mediokër megalomanësh. Manipulim mafioz me mediat. Marrëveshje! Masakër! Manovrim me masa misterioze. Monopol!

Myftarët, mustaqepërpjetët, mjekërbardhët myken mushamave, mutafeve,…,mahallave! Mburen me masalla! Maskarallëk!

Meshterët, mërzitshëm mendojnë meshën, mendojnë manastiret! Muhamedanët, mullatë, myezinët, myderizët, myftilerët,  merren me merhaba mexhliseve, merren me muhabete muslimane! Medet-medet, minohen medresetë, minohen minaret! Meazallah…!

Morrëm mësysh! Mbyllen mejhanet, mejtepet, mësonjëtoret,…,mbyllen minierat! Mjeshtërit, muratorët, mobilierët, mekanikët, motoristët, mullistët maksimalisht mundohen me mushterinjtë. Mërziten minatorët!

Mpaken, mpihen, molisen, milicët, majorët, mareshalët,…,mitraljerët. Molepsen, mirëpo mengjisen. Me mëtim mbrojnë miletin. Mallëngjehem!

Makth, mani! Mbështetem, mirëpo mendërisht merakosem. Mërzitem! Mungesë mëditjesh, mungesë metelikësh, mungesë monedhash, mungesë milionash, mungesë miliardash,…,mungesë mëkëmbjeje. Matematika-minus!

Malacakët, magjatoret, mërlaqen. Mashnave, me masivitet  magazinojnë mallin, makaronat, miellin, misrin, mandej margarinën, marmelatën,…,mjaltën. Misurët mbesin mënjanë! Miu, minusha, milingona mahniten! Maca, meca, mështekohen, mendojnë milakët, mendojnë milorët, mendojnë mishin. Merimangat micërojnë mizat. Magji!

Mbresë! Mendoj maturën! Mjerë maturantët! Mbetën mënjanë martesat! Mërehem, mërdhezem, mërihem me mërgatën! Mjerohem! Mbetem mërkosh, mavijosem,…,matufosem!

Monolog! Më mungojnë manushaqet, mëllagat, mosmëpreket, mandej mendoj mjedrat, manxuranat, manaferrat, mandarinat, mollat,…,mushmollat!

Mërkurë, mbrëmje! Më mungojnë mixhallarët, motrat,  mbesat, miqtë,…,mikeshat! Më mungojnë mirëmëngjeset, mirëditat, mirëmbrëmjet,…,mirëupafshit, mirëupjekshit! Mplakem!

Mbushem me mllef! Motivohem, mrolem,…,mobilizohem! Moreee, merrni morfium, mëshenjoni, mbytni mosmerët, mercenarët, mëkatarët,…,mbytni mashtruesit! Marr mauzeren, mar mitralozin, mar minat,…,militarizohem!

Mjaft më me m…!

Mjaft më!!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button