E gatshme apo jo, Maqedonia e Veriut pret vendimin për fillim bashkëbisedimi me BE-në

Maqedonia e Veriut edhe pse ka shpreh gatshmërinë për negociata me Bashkimin Evropian, në suaza që strukturat ekzistuese të bisedimeve mund të vihen në funksion, akoma nuk ka bërë të dukshme hapat për një fillim bashkëbisedimi. Liderët e Bashkimit Evropian e shikojnë këtë si çështje që ka kornizë standardesh të reja nga Këshilli Evropian, të cilat BE do t’i shfrytëzojë gjatë definimit të propozimit të kornizës për negocim. Pavarësisht përmbushjes së obligimeve të më hershme, detyrat, në këtë nismë, e RMV-së do të jenë të reja, shkruan Portalb.mk.

Nga Qeveria e RMV-së thonë se edhe me fillimin e bisedimeve me BE-në, është e nevojshme që Komisioni Evropian të dorëzojë propozim kornizën e bisedimeve këshillit të ministrave, dhe pasi që të jenë pranuar nga Këshilli do të caktohet seancë ndër-qeveritare, ku më herët sipas zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani, dhe mund të ndodh më së voni deri në qershor.

I kontaktuar nga Portalb, Osmani thotë se, do të duhet të tejkalojmë gjendjen e jashtëzakonshme, të pandemisë, që të ndërmarrim masa konktret, për të cilat vendos BE-ja.

Por, se deri ku është Maqedonia në përgaditjet, për fillimin e bashkëbisedimit me BE-në, për t’u bërë pjesë e saj, si dhe përgaditjen e aktorëve për negociata, analistët politik janë të mendimit se vendi nga përvojat e mëparshme, por edhe për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit Korona, nuk ka kapacitet as vullnet për të marr hapin dhe për të përmbush kriteret e BE-së.

Agim Jonuz thotë se Maqedonia është larg mundësisë së kualitetit të mbajë përgjegjësi në çfarëdo aspekti të negociatave me BE-në.

“Duke pasur parasysh njoftimin e recensionit dhe pasojat e mëdha të ekonomisë globale pas gjithë kësaj, nuk është problem në negociatat, por në atë që Maqedonia mund të ofrojë te BE-ja. Po ashtu mendoj se Maqedonia në rrugën euroatlantike drejt BE, ka ecur pesë hapa mbrapa”, tha për Portalb analisti Agim Jonuz, ish këshilltar dhe zëdhënës i ish-kryetarit të Parlamentit, Lubço Jordanovski dhe ish-kryeministrit Buçkovski.

Maqedonisë pikë së pari, shton analisti Jonuz, i vijnë përpara ditë të vështira, të cilat permes kompikimeve në sferën e ekonomisë dhe nivelin e saj do të pengojë të jetë e gatshme me BE-në të negociojë dhe të plotësojë detyrimet. Nuk mirëpres sukses të menjëhershëm, përfundoi Jonuz.

“Qeveritë e deritashme kanë lënë një trashëgimi jo aq pozitive, në raport me proceset integruese edhe në nivelin e përgatitjes dhe të krijimit të një kapitali ekspertësh për integrime evropiane. Sidoqë ta marrim, është krijuar një bërthamë solide për ekspertiza të proceseve integruese dhe për t’i integruar ato si përvojë dhe si angazhim për etapën që vjen, pra, pas çeljes së negociatave, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme. Qeveria duhet të bëjë një hapje më të madhe në këtë drejtim ndaj kapitalit intelektual dhe ekspertëve të kësaj lëmie që nuk i mungojnë vendit, por nuk kanë qenë të afruar të përfshihen në këtë projekt të standardizimit të koncepteve dhe të praktikave integruese me UE, dhe këtu, mjerisht, ka difekte e një boshllëk të integrimit në këto procese të ekspertëve shqiptarë, dhe për këtë mbajnë përgjegjësi ata që kanë udhëhequr sektorin e integrimeve më parë, po nuk mund të mos pranohet që viteve të fundit është bërë ndonjë lëvizje përparuese në këtë drejtim”, tha anaslisti politik Nijazi Muhamedi, për Portalb.

Sipas tij, qeveria nuk është aq në rrethana defavorizuese për periodën përpara në lëmë të integrimeve, porse duhet ta kuptojë imperativisht se duhet të tregojë vullnet politik dhe jo vetëm politik që të mobilizojë institucionalisht gjithë kuadrot më të mirë nga spektri i shoqërisë civile dhe ato universitare,po këtë nuk besojmë aq se do tregojë vullnet ta bëjë, duke marrë si fakt se edhe në proceset e brendshme, qeveria nuk ka treguar as sens të duhur, as vullnet që të përfshijë ekspertët e verifikuar në krijimin e politikave zhvillimore e të tjera dhe si fakt eklatant doli kjo edhe me rastin e programit të masave ekonomike gjatë dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, dhe më parë prej kësaj kur kryeministri grumbulloi në kabinetin e vet një tufë të padijshme si këshilltarë të tij, shtoi Muhamedi.

24 mars 2020, vendet e BE-së arritën marrëveshje politike për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq 3 ditë më vonë, me 27 mars, edhe krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e konfirmuan këtë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button