SHGM dhe OSBE: Siguruam mjete mbrojtëse për gazetarët dhe punonjësit mediatik

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Misioni i OSBE-së në Shkup informojnë se sot filloi shpërndarja e paketave me pajisje mbrojtëse për mediat nga Maqedonia e Veriut.

Çdo paketë përmban maska mbrojtëse, dorëza, syze, mjete për dezinfektim etj. Paketat do të shpërndahen në mediat brenda disa ditëve të ardhshme në adresat ku janë regjistruar mediat.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se informimi është i rëndësishëm sot dhe duhet të bëhet çmos për të mbrojtur gazetarët, në mënyrë që lajmet e vërteta të arrijnë tek qytetarët.

“Punëtorët mediatik janë në vijën e parë, të ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të rreziqeve, dhe siç shohim, ata gjithashtu janë në rrezik të infektohen”. Të mbrojtur hulumtojmë, publikojmë dhe informojmë. Koronavirusi është i rrezikshëm, por po aq e rrezikshme është nëse mbetemi të painformuar për atë që po ndodh rreth nesh në këtë gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai dhe shtoi: “Për këtë arsye SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup siguruan 150 paketë me mjete të ndryshme, që janë të domosdoshme për mbrojtjen fizike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe ato do të ndahen në rreth 100 media (radio, televizione, gazeta dhe portale) nga Shkupi, por edhe nga qytetet tjera të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button