Kosovarët vazhdojnë të shpërndajnë “këshilla” për përdorimin e hudhrës si mbrojtës i koronavirusit

Mesazhe për përdorimin e hudhrës për t’u mbrojtur nga koronavirusi janë shpërndarë gjithandej në Facebook. Një prej tyre ishte edhe ai i shkrimtarit, Daut Demaku, që kishte përdorë Facebook-un për të përcjellë një këshillë te publiku. Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Demaku kishte thënë se “hudhra e Rahovecit ta heq koronavirusin si me dorë”, shkruan Portalb.mk.

1

Kjo video është shikuar nga më shumë se 500 mijë njerëz ndërkaq është shpërndarë mbi 2 mijë herë. Pavarësisht se videoja është e mëhershme, ajo po vazhdon të shpërndahet edhe në këto ditë.

2
3

Pas shumë postimeve që rekomandonin përdorimin e hudhrës për të parandaluar koronavirusin, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte theksuar se nuk ka asnjë provë që përdorimi i hudhrës mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi.

Autor: Dren Gërguri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button