Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi shkojnë bë vetëizolim pasi që dje u takuan me Dimitrievskin

Pas informacionit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona, i cili dje ka qenë në takim në Shtabin Komunal të Krizës në Kumanovë, bashkë me disa funksionarë, Qeveria informon se kryeministri Oliver Spasovski, zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe sekretari Shëndetësor i Shnëdetësisë, Vlladimir Milloshev, shkojnë në izolim shtëpiak, njofton Portalb.mk.

“Gjatë mbledhjes në Kumanovë, të gjithë funksionarët e Qeverisë i kanë respektuar masat për mbrojtje dhe kanë mbajtur pajisje mbrojtëse”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se për momentin po bëhen vlerësime epidemiologjike në Kumanovë nga ana e Qendrës Lokale për Shëndet Publik dhe po analizohen edhe kontaktet e kryetarit Dimitrievski.

“Gjatë ditës do të konstatohet se sa persona duhet të qëndrojnë në izolim 14-ditor. Në Shkup kanë filluar anketat me të gjithë anëtarët e Qeverisë të cilët kanë qenë pjesëmarrës në mbledhje, pas së cilës do të jepet edhe vlerësim epidemiologjik i rrezikut dhe udhëzimet për veprimin e mëtutjeshëm”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se edhe në kushte të izolimit vazhdon komunikimi i rregullt dhe koordinimi i të gjitha proceseve në shtet dhe menaxhimi me krizën e KOVID-19.

Menjëherë pas konfirmimit të rastit, zv/kryeministri Osmani, e ka anuluar pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit, pos tij, nuk morën pjesë edhe Spasovski dhe Filipçe.

“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetëizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë.
Qofshi shëndosh!”, shkruajti Osmani.

Shtabi i Krizës së Kumanovës
Shtabi i Krizës së Kumanovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button