Presidentja e KE-së: Nuk siguruam ndihmën e nevojshme për Italinë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pranoi se ata janë kapur të papërgatitur në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se nuk kanë mundur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për Italinë, transmeton Portalb.mk.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) në Bruksel, ajo u bëri thirrje për solidarizim vendeve anëtare.

Von der Leyen, pranoi se “askush nuk ishte gati” kur shpërtheu kriza dhe u shpreh se “nuk ishte askush në kohën kur Italia kishte më shumë nevojë. Për këtë arsye kërkoj falje nga zemra në emër të gjithë Evropës”.

Për më shumë se kërkimi i faljes në këtë pikë e rëndësishme është të tregohet ndryshim në sjellje tha Von der Leyen, e cila ka shtuar se “Evropa në një kohë të shkurtër e kuptoi se për të mbrojtur veten duhet t‘i mbrojë të gjithë”.

Më tej ajo tha se është “krenare që është evropiane” duke mbrojtur idenë e saj se tashmë Evropa është në solidaritet dhe po vepron së bashku.

“Duke vepruar së bashku nesër do të jemi më të fortë. Evropa mund të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen” theksoi ajo, e cila duke i bërë thirrje të gjitha palëve që t‘i japin fund informacioneve të rreme, nënvizoi rëndësinë për transmetimin e informacionit të drejtë.

Ndër të tjera Von der Leyen, tha se pajisjet kritike mjekësore janë “transportuar në të gjitha drejtimet” në Evropë dhe se të gjithë anëtarët që kanë mundësi duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Ajo deklaroi se tashmë Evropa duhet të lërë pas “ndryshimet dhe ndarjet” dhe theksoi se “Në botën e re kemi nevojë për guxim, besim dhe solidarizim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button