fbpx

Pahor, president i ardhshëm i Sllovenisë

Ish-kryeministri i Sllovenisë dhe kandidati presidencial, Bozhidar Pahor, në balotazhin e zhvilluar sot në këtë vend ka fituar 67 për qind të votave, tregojnë anketat e para dalëse, që u publikuan nga televizioni publik dhe POP televizioni. Rivali i tij, Danillo Türk, president i Sllovenisë ende në detyrë, fitoi vetëm 33 për qind të votave.

Sipas rezultateve të para, në balotazhin e sotëm kanë dalë vetëm 41 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kjo fitore e Pahorit nuk habit pasi të gjitha sondazhet e bëra pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale i jepnin gjasa më të mëdha pikërisht atij.

Lajme të ngjashme

Back to top button