Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Të nderuar bashkëqytetarë, miq, tani i mora rezultatet më të reja për personat pozitiv të personave nga Kumanova, gjithsej janë 40 bashkëqytetarë të mi, në mesin e të cilëve jam dhe unë. Ju inkurajoj bashkë dhe në mënyrë disiplinore të vazhdojmë luftën me këtë të keqe të përbashkët, e di se do ta fitojmë, jam i sigurt në atë, ju lus në qëndrueshmëri, nuk ka hapësirë për panik, kërkoj prej jush disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distancë sociale. Ju lus, nga zemra dhe shpirti dhe JU LUS, respektoni masat, shmangni kontaktet e afërta, shëndeti është më i rëndësishme, ashtu do ta fitojmë të gjithë”, shkruan Dimitroevski.

Ai shtoi se nuk ka vend për panik dhe se Shtabi i Krizës do ta vazhdojë punën e saj në luftën kundër koronës sipas rekomandimeve të epidemiologëve dhe personave profesional.

“Ruajuni dhe mendoni për ju dhe të afërmit tuaj, mendoni të gjithë rreth jush, unë mbetem me ju deri në fitoren përfundimtare!”, shkruan Dimitrievski,

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button