NTP: Autobusët nesër do të vozisin në dy turne prej 5 deri në 9 dhe prej 13 deri në 16

Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup kumtoi se nesër transporti publik do të lëvizë në dy turne, edhe atë prej orës 5 deri në ora 9 dhe prej orës 13 deri në ora 16, por sipas terminit javor, njofton Portalb.mk.

Për shembull, në pajtueshmëri me orarin javor, linja 5 fillon të lëvizë prej orës 5:10, kështu që realizohen të gjitha terminët deri në terminin e fundit në ora 09:00, gjegjësisht 5:35, 6:00, e:45, 7:01, 07:19, :07:37, 07:55, :08:13 dhe 08:31, dhe vazhdon në: 12:43, si orari i parë i radhës dhe vazhdon në oraret e caktuara deri më 15:07.

Nesër do të jenë kujdestarë edhe dy vende për shtije të biletave dhe një qendër për personalizim. Nga ora 07:30 deri në orën 14:00 do të punojnë vendet për shitje të biletave në Tregun e Gjelbër dhe Gjorçe Petrov, ndërkaq në të njëjtën periudhë do të jetë hapur edhe qendra për personalizim të Qendrës Transportuese.

Biletat mund të blihen edhe në trafikat dhe marketet, të cilat janë pjesë e shitjes sekondare të rrjetit të NTP-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button